9 këshilla për kujdesin e lëkurës në stinën e ftohtë

0
Gjigandi

Sezoni dimëror me luhatjet ekstreme të temperaturës, dashur pa dashur ndikon thellësisht në lëkurë, sidomos në pjesët e ekspozuara, në  fytyrë ose te duart. Ajri i ftohtë, era dhe lagështia luajnë një rol të dëmshëm duke sjellë pasoja të ndjeshme në lëkurë si humbje të ngjyrës në fytyrë, elasticitetit dhe thatësi. Për të pasur një lëkurë të shëndetshme e që duhet të rrezatojë pamje të hirshme, ndiqni disa këshilla të thjeshta dhe efektive.

Përdorni vajrat esenciale

Si ju duket ideja e një banje, në një vaskë të mbushur me ujë mbi të cilën keni hedhur disa pika të vajit jojoba ose bajame? Përveç faktit se do të ndiheni më mirë psikologjikisht e do të shpëtoni prej ankthit, vetitë hidratuese të vajrave janë një “balsam” i vërtetë për lëkurën tuaj.

Pini shumë ujë

Hidratimi është rregulli kryesor që duhet të merrni në konsideratë për të arritur nivelin e dëshiruar të qetësisë, jo vetëm në aspektin e lëkurës. Edhe çajërat janë po kaq të këshillueshëm për hidratimin e trupit dhe lëkurës. Mjafton të mbani gjithnjë me vete një shishe të mbushur me ujë ose çaj dhe ta konsumoni në intervale të shkurtra edhe nëse nuk keni etje.

RonaTyra

Përdorni një burim që siguron lagështirën

Një zgjidhje e zgjuar është blerja e një humidifier-i, aparati që lejon mbajtjen e një lagështie të përshtatshme në ambientet e shtëpisë për të parandaluar dehidratimin. Kjo do të ndihmojë për të përmirësuar pamjen e lëkurës, edhe pse rezultatet mund të mos jenë të menjëhershme.

Mos harroni peeling-un

Edhe pse shpesh nuk kuptohet se sa të rëndësishme janë rregullat e thjeshta për bukurinë, nëse do të dëshironit të dukeni sa më mirë nuk duhet t’i harroni ato. Bëjini peeling lëkurës tuaj një herë në javë, në dush, për të hequr qelizat e vdekura, për t’i dhënë pamjen e duhur fytyrës me një lëkurë të freskët dhe të qetë.

Zgjidhni kremra me bazë vajore

Blini më tepër kremra me bazë vajore të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës duke e bërë atë më të butë për një kohë të gjatë. Shih me kujdes dhe pozitivitet shkëlqimin dhe freskinë që ofrojnë këto vajra sepse shpesh ndodh që lëkura t’i përthithë këto kremra shpejt duke lënë një lëkurë të thatë e pa jetë.

Mos hiqni dorë nga mbrojtja kundër diellit

Mos hiqni dorë nga kremrat me faktor mbrojtës ndaj diellit, pavarësisht se periudha e verës ka kaluar. Zgjidhni produkte cilësore që garantojnë një hidratim të thellë, intensiv dhe mbrojtës kundër rrezeve përmes elementëve kimikë UVA dhe UVB.

Vishni doreza

Në dimër, kujdes për lëkurën kërkon investime në rritje, veçanërisht për lëkurën e duarve pasi ato janë dhe zona më e “ekspozuar”. Për këtë arsye, gjithmonë duhet të vishni doreza dhe të aplikoni një shtresë të trashë kremi hidratuese, çdo mëngjes dhe në mbrëmje.

Hiqni dorë nga tharësja e flokëve

Përpiquni të përdorni sa më pak tharësen e flokëve. Lani kokën tuaj gjatë natës dhe lërini flokët të thahen natyrshëm. Ajri i ngrohtë mund të shkaktojë shumë shqetësim, sidomos në dimër, duke tharë lëkurën e kokës dhe dobësuar rrënjën e flokut.

Kujdesuni për buzët

Gjatë dimrit është tejet e dëmshme të njomësh buzët. Është gabim, pasi ato çahen dhe fillojnë të të dhembin për shkak të ajrit të ftohtë. Përdorni sa më shpesh balsamin hidratues dhe përpiquni të mos i njomni buzët me gjuhë, sidomos kur jeni në ambiente jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu