“Eskalon” Fero, publikon ‘diss’ dhe kërcënon Unikatilin, Getinjon dhe Mozzikun: Nuk ju lëshoj të …

0
“Eskalon” Fero, publikon ‘diss’ dhe kërcënon Unikatilin, Getinjon dhe Mozzikun: Nuk ju lëshoj të …
Gjigandi

Reperi Fero ka disa ditë që po shkakton polemika në rrjetet sociale me reagimet e tij.

Ai ka dalë publikisht kundër reperëve: Unikkatil, Mozzik e së fundmi edhe Getinjo, duke publikuar vazhdimisht kunja kundrejt tyre.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Fero publikoi këngën e tij më të re me titull “BMW”, e cila vjen si një ‘diss’ ndaj reperëve të lartpërmendur.

Ai në një video të shkurtër të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ka ofenduar sërish rëndë Unikkatilin duke i thënë se i nevojiten vetëm 10 minuta në studio për realizimin e një ‘diss’-i të tillë.

Por reperi nga Gjilani nuk u ndal, pasi ai publikoi një tjetër video, ku shihej me veturën e tij luksoze rrugëve të qytetit të tij të lindjes, duke mos i kursyer sharjet e vazhdueshme ndaj kolegëve të tij.

RonaTyra

“Në çdo vend, kudo më keni, mos gjeni arsyetime para publiku ‘jo s’mund ta gjej’, shumë e lehtë është, s’ka njeri që s’më sheh në Gjilan duke u sillur. Do vdesim, ja unë ja ju, njëri – nuk iu lëshoj të gjallë”, thotë ndër të tjerash reperi në një video, ku shihet duke eskaluar komplet.

Një situatë e tillë e krijuar nga Fero është parë nga një numër i madh komentuesish si një tentativë për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Vet reperi nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete se pse e ka nisur këtë konflikt, apo nëse ka pasur apo jo debate reale me reperët: Unikkatil, Mozzik dhe Getinjo

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu