6 tipat e njerëzve me të cilët nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të lumtur

0
Gjigandi

Ka disa njerëz me të cilët nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të lumtur dhe janë shumë të vështirë për të jetuar me ta. Ne do të sjellim më poshtë një listë me tipet e njerëzve që duhet të shmangni, nëse dëshironi që të keni një marrëdhënie normale, e jo që të debatoni çdo sekondë apo që lidhja juaj të zgjasë shumë pak.

Kritikët kronikë

Këta njerëz nuk pëlqejnë absolutisht asgjë tek ju, duke filluar që nga sjelljet e duke përfunduar tek veshjet. Ata gjithmonë përpiqen t’ju vënë në dukje gjërat e “këqija” që keni dhe kërkojnë t’ju ndryshojnë. Këta kritikë shpesh mendojnë se kujdesen për ju, por një marrëdhënie e tillë nuk është aspak e mirë. Të jeni të sigurt që nuk do jetë afatgjatë.

Njerëzit tepër xhelozë

Jeta me një person xheloz mund t’i ngjajë një torture. Kur partneri yt është xheloz për miqtë, kolegët, apo partnerin e kaluar, nuk është mirë. Askush nuk dëshiron që të “çmendet” nga xhelozia e tepërt, apo jo?

RonaTyra

Gënjeshtarët

Njërëz të tillë gënjejnë nga dita e parë e lidhjes dhe nuk ndalen kurrë. Ai ngaqë gënjen vetë, as juve nuk ju beson. Një marrëdhënie e tillë nuk do të ketë të ardhme nëse mes partnerëve nuk ka besim reciprok.

Ata që bëjnë si fëmijë

Njerëz të tillë nuk marrin asnjëherë vetë një vendim dhe e kanë zakon që të vënë përgjegjësinë për çdo gjë, mbi supet e partnerit. Ata kanë nevojë për një “baba” ose për një “nënë” për t’i marrë në patronazh për çdo veprim që kryejnë. Mendohuni dy herë para se të dilni me dikë të tillë.

Egoistët

Njerëzit egoist nuk duan thjesht veten- ata harrojnë të tjerët që i rrethojnë dhe mendojnë se çdo është në rregull. Nuk besojmë që do kishit dëshirë që të ishit krah një personi që nuk e merr mundimin as t’ju pyes se “si e ke kaluar ditën”.

Njerëzit që ju duan vetëm për interes

Njerëz të tillë, fitojnë besimin tuaj dhe pastaj e përdorin atë për interesat e tyre. Me kalimin e kohës, ata fillojnë të ndjenjë një paqëndrueshmëri financiare “të përkohshme” … e cila zgjat përgjithmonë. Ata mësohen me këtë gjë, dhe nuk bëjnë minimumin e përpjekjes (me qëllim) për ta ndryshuar këtë situatë. Qëndrojuni larg njerëzve të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu