Nga varja e gjinjve, acarimi i lëkurës dhe vijat që shkaktojnë në trup, reçipetat nuk janë aq të rehatshme sa duken. Pavarësisht se mund t’i blini shumë të shtrenjta, ato gjithsesi ju shqetësojnë. Më poshtë do t’ju japim disa arsye pse është më mirë të mos vishni reçipeta (jo gjithmonë kuptohet).
Jo djersë poshtë reçipetave
Ditët e nxehta janë të këndshme derisa filloni të ndjeni atë djersën e pakëndshme nën gji. Në këtë rast, veshja e reçipetave mund ta përkeqësojë situatën.
Mund t’ju ndihmojë gjithashtu në pastrimin e lëkurës
Nëse lejoni që papërstëria dhe djersa nën reçipeta të bashkohen, mund të rrezikoni një infeksion ose puçrra. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë ditëve të nxehta kur djersiteni më shumë se zakonisht. Nëse i hiqni reçipetat, shpëtoni nga bakteret që i shkaktojnë ato.
Ndihmon formën natyrale të gjoksit
Edhe pse ne veshim reçipeta për të mbështetur gjinjtë tanë, ato nuk luajnë një rol kaq të dobishëm në planin afatgjatë. Në realitet, reçipetat e ulin gjoksin, sipas një studimi. Pra, heqja e reçipetave, do të jetë e dobishme për shëndetin dhe bukurinë.
Forcon gjinjtë
Duke qenë të lirë nga mbështetja artificiale, gjinjtë janë të lirë të zhvillojnë indet e tyre të muskujve, shkruan classlifestyle. Kjo do të thotë se ata nuk kanë nevojë për mbështetje tjetër.
Ju kursen para
Shumica e reçipetave janë të shtrenjta. Reçipetat në modë nga markat e njohura janë edhe më të kushtueshme. Prandaj, nëse nuk i bleni kurseni para.