3 shenjat në çift që tregojnë se po shkoni drejt divorcit të sigurt

0
Gjigandi

Shumica e njerëzve nuk hyjnë në një marrëdhënie ose në një lidhje që ajo që të mos funksionojë! Përkundrazi! Të gjithë partnerët përfshihen me ndjenja dhe angazhim në një raport, që ai të shkojë drejt martesës dhe të krijohet një marrëdhënie e qëndrueshme. Përtej çdo angazhimi, mes të dashuruarve ka edhe sfida e pengesa unike që kërkojnë durim dhe përpjekje serioze për t’u kapërcyer.

“Kur çiftet i shmangen temave të pakëndshme që martesa sjell, ata e gjejnë veten të papërgatitur për një kohë të vështirë që u duhet për të qëndruar mbi ujë”, thotë Rudi Rahbar, psikolog klinik i specializuar në çifte dhe familje, transmeton Revista Class.

Çështja për zgjidhjen e situatave që kanë të bëjnë me financat, prindërit, familjen, seksin, janë ato që tregojnë problemet serioze në martesë. Këtu janë tre shenja që tregojnë se mes vështirësive, ju po shkoni drejt divorcit të sigurt.

Një ose të dy janë xheloz

Xhelozia është një emocion normal njerëzor, por kur ndjenja është joracionale ose del jashtë kontrollit, mund të shkaktojë dëme serioze në një marrëdhënie. “Nëse ka ndjenja të forta xhelozie që dalin në paj në një marrëdhënie, ky duhet të jetë një flamur i madh i kuq”, thotë Celeste Holbrook, konsulent i shëndetit seksual. Vlen gjithashtu të theksohet se xhelozitë shpesh nuk bëhen më intensive kur marrëdhëniet maturohen. Ndaj, kujdes sepse xhelozia e tepërt e minon martesën në mënyrë të frikshme.

RonaTyra

Nuk ka balancë të pushtetit

Nuk është diçka që shumica e çifteve duan të pranojnë, por ekuilibri i fuqisë në një marrëdhënie është i vërtetë. Siç vë në dukje Dr. Holbrook, kur një partner është gjithnjë më dominues dhe tjetri gjithmonë më i nënshtruar, raporti zakonisht nuk mund të lulëzojë. “Çiftet që shohin shenja të divorcit shpesh e gjejnë veten në një mungesë ekuilibri të fuqisë, ku një individi i mungon gatishmëria për të kërkuar nevojat e veta dhe partnerit tjetër i mungon ndjeshmëria për të kuptuar nevojat e të tjerëve pa u thënë”.

Ju i fshihni problemet nën qilim

Të gjitha çiftet argumentojnë, debatojnë! Dhe kjo është krejt normale. Por, lufta kundër kohës nuk është vetëm njëra anë e medaljes sepse kjo luftë nuk zgjidh asnjëherë çështjet për të cilat juve jeni duke debatuar. Siç shpjegon Dawn Michael, seksolog klinik, ekspert i marrëdhënieve tregoi se kjo mund të shkaktojë zemërim tek njëra palë ose tek të dyja. “Përpiquni ta shkëpusni egon tuaj nga argumenti dhe ta kuptoni se fitorja nuk është objektiv, por zgjidhja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu