2 muaj pas vdekjes së bashkëshortit, Luiza Xhuvani i rikthehet skenës!

0
Gjigandi

Më 14 gusht 2019 u nda nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, teksa trishtoi familjarë, kolegë e dashamirës, por më së shumti duke i shkaktuar një dhimbje të madhe bashkëshortes së tij Luiza Xhuvani.

E ndërsa aktorja ka gjetur forcat për të vazhduar jetën për hir të vajzës, djalit e po ashtu edhe dashurisë së madhe që ajo ka për aktrimin e skenën, Xhuvani ka vendosur t’i rikthehet këto ditë pasionit të saj të madh, për t’i dhuruar publikut atë ç’ka ajo di ta bëjë më së miri, emocionet nga mizanskena e një teatri.

Luiza do të rikthehet kësaj here nëpërmjet një bashkëpunimi me kolegët Ndriçim Xhepa e Kristian Koroveshi, teksa treshja e artistëve do të realizojnë një mbrëmje poetike të quajtur: “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ti nuk je krijuar nga dheu ose uji. Ti nuk je nga ajo botë që rrotullohet me anë të këtij uji e dheu. Forma është ujë i rrjedhshëm, Shpirti është uji i pavdekshëm, RUMI Pas shume pune e perpjekjeje, afersisht 1 vit e gjysme, dua te ndaj nje gje shume te rendesishme timen ne pikpamjen profesionale dhe njerezore. E kam mbajtur te fshehte me padurimin per ta ndare, por edhe i trembur prej supersticionit qe ia them vetes ngahere “mos trego para se te ndodhe”. Sot mezi pres t’i peshperisim yjeve me zerin e shpirtit, pa pasur frike se i trembim driten. “Ti je vepra e fshehtesive te Perendise” peshperin Rumi… Une kete mund t’ia them vetem Luizes per te cilen fjala “perulje” eshte e paket. “Ti je deti i pafund me gure te cmueshem” thote perseri Rumi… Kurse une duhet t’ia them Ndricim Xhepes. Sot kam me vete lumturine dhe friken… Lumturine se do shohim bashke dy prej njerezve qe bejne histori ne artin skenik, ne nje kohe kur gjithcka eshte e perzier, dhe mezi shquhet fuqia e vleres se vertete. Frike prej emocionit, prej besimit te tyre dhe mos valle zgjimit prej endrres te cilen e kam ushqyer qe ne femijeri duke i pare si personazhe sublime. Mezi pres dhe iu ftoj ne nje nate endrre, ne nje dialog per dashurine, per ate te verteten, mistiken, fuqine qe leviz boten, shkruar 11 shekuj me pare dhe qe tingellon me aktuale edhe se sot, duket ideale, e paprekshme, por ne do e prekim bashke me Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa.

A post shared by Kristian Koroveshi (@kristiankoroveshi) on Oct 24, 2019 at 5:07am PDT

Poema dramatike do të interpretohet nga aktorët e njohur më 7 nëntor ora 19:00 në në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu