Shehu: Sistemi shendetsore, i paafte te perballet me… – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Edhe ky muaj, që i dedikohet kësaj patologjie me “zbehtësinë” e tij, tregoi se situata e zbulimit të hershëm të tumoreve të gjirit është jashtë kontrollit, se në vend mungon një strategji e një plan konkret veprimi kombëtar për këtë qëllim. Ndërsa numri i rasteve të reja të publikuara po rritet duke arritur në 700 në vit, kapacitetet zbuluese e diagnostikuese publike, si ato të pajisjeve, njerëzore, organizative, promocionale etj, janë larg nevojave, duke krijuar boshllëqe të rrezikshme. Nga ana tjetër, sistemi ynë shëndetësor i ndodhur në një kolaps të plotë financiar nga nënfinacimi i Buxhetit si dhe nga keqpërdorja e fondeve të pakta, nuk është në gjendje të vërë në dispozicion të publikut të gjërë pa pagesë, kapacitetet private diagnostike, gjë që do të zbuste ndjeshëm këtë situatë. Kjo ben qe rastet e reja te diagnostikohen me vonese e se bashku me mungesat e metejshme te medha te mjekimit baze e gratis ne rast nevoje, te rendohet ne menyre tragjike gjendjen e dekursi i atyre pacienteve, qe nuk mund te paguajne te privati dhe qe perbejne 80% te rasteve. Po t’i shtojme kesaj tablloje edhe faktin qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe pa Rregjister Themeltar te Tumoreve, pa nje strategji konkrete dhe te mbeshtetur ne lufte me ato, e kuptojme se standartet tona edhe ne kete fushe mund te krahasohen me ato te Afrikes Qendrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu