U takua me partnerët e BERZH, Veliaj: Po punojmë për kthimin e vijës së ‘Bregut të Lumit’ në një park linear me pemë

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të premte me partnerët e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë takimit, Veliaj tha se po punohet për kthimin e vijës së ‘Bregut të Lumit’ në një park linear me pemë. Sakaq përmendi se po mendohet për shtim të linjës së transportit urban, posaçërisht atij ‘GreenLine’, kjo duke mos rritur as çmimin e biletës.

“Duam qytete moderne. Vetëm kur qyteti projekton rritmini e rritjes mund të projektojë dhe rritmini e investimit. Duam të gjejmë një mënyrë që çmimi mos të rritet. Sot Tirana ka më tepër korsi biçikletash dhe vazhdon po rritet çdo ditë. Besoj se me këtë progres, e ardhmja është e gjitha e jona. Reforma në transport do sjellë një zhvillim që ende nuk e ka parë”, tha ndër të tjera Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu