Parlamenti Bullgar heq veton për Maqedoninë e Veriut, miraton propozimin francez

0
45
Gjigandi

Me 170 vota “pro” Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues. Kuvendi e autorizoi kryeministrin e shtetit Kiril Petkov që ta largoj veton për kornizën negociuese për Maqedoninë.

Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.

Në propozim thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të këshilli.për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.

Por Maqedonia e Veriut deklaroi më herët se miratimi i kësaj rezolute do e bllokonte pa fund procesin e integrimit, pasi Maqedonia e Veriut nuk është dakord me këtë propozim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu