Gjinia më e predispozuar ndaj sëmundjeve të zemrës mbeten meshkujt arsyeja…, kardiologu Gishto këshillon në këto ditë të nxehta: Duhet ri dozim medikamentesh

0
Gjigandi

Problemet kardiake rëndohen gjatë stinës së verës  dhe kjo lidhet me disa faktor, për këtë arsye Abc24.al ka marr në intervistë kardiologun invaziv në QSUT Taulant Gishto.

Mjeku shprehet se dehidratimi është i rrezikshëm për pacientët, aq më tepër që barnat thënë në gjuhë të përditshme “shkarkues”. Të cilët sjellin dehidratim më të thellë të trupit për këtë arsye duhet që gjatë stinës së verës të rishihen dozat e këtij medikameni nga specialistët.

Ndërsa sa i takon pandemisë së Covid-19 kardiologu Gishto sqaron se  virusi ka ndikuar negativisht edhe tek pacientët e shëndetshëm duke ju nxjerr në sipërfaqe problematika kardiake.

Duke u krahasuar me periudhën e para pandemisë, sipas statistikave dalin në pah shifra më të ulta,  të të sëmurëve para vitit 2019, viti ku mbërritën rastet e para në vend me koronavirus.

Sa i takon pyetjes se cila gjini është më e rrezikuar, mjeku Taulant Gishto thekson se meshkujt  nisin më herët problemet kardiake në krahasim me gjininë femërore.

RonaTyra

Intervista e plotë

Sa të rrezikuar nga problemet kardiake  janë të moshuarit në momentet që temperaturat janë të larta?

Muajt e nxehte të verës duhet të na bëjnë me vigjilente në lidhje me të sëmuret kronike me një diagnoze kardio-vaskulare.

Precipitimi i shume sëmundjeve kardiake favorizohet nga i nxehti ku dehidratimi është faktori kryesor. Të sëmuret kardiake duhet të hidratohen sa më mirë me ujë, zarzavate dhe fruta-perime.

Cfarë duhet të kenë parasysh pacientët kronik kardiak?

Këta të sëmure duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me marrjen e medikamenteve ku përdorimi i diuretikeve apo si njihen ndryshe me emrin shkarkuesit duhet të ridozohen nga mjeku kurues në mënyrë që mos të ketë dehidratim me origjine medikamentoze.

Këta pacientë duhet të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitojnë ekspozimin në orët e pikut ku orari 11 e paradrekës me 5 të pasdrekes duhet të evitohen.

Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë, por para ardhjes së Covid-19, si janë shifrat e problemeve kardiake?

Faktori Covid ka bere qe sot të kemi më shume urgjenca kardio-vaskulare pasi një pjesë e mire e urgjencave kanë precipituar në terren të situatave embolike dhe gjendjes së hiperkoaguabilitetit në terren të infektimit nga Coronavirus.

Faktori gjinor si ndikon në sëmundjet e zemrës?

Meshkujt mbeten me te rrezikuar se femrat, pasi faktori moshe bën qe meshkujt ti fillojnë sëmundjet kardiovaskulare mesatarisht 10 vjet me herët./Abc24.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu