Kush është kongresmenia demokrate që u përdhunua kur ishte rreth 20 vjeç

0
Gjigandi

Kongresmenia demokrate Alexandria Ocasio-Cortez i është bashkuar debatit për abortin në Shtetet e Bashkuara, duke qënë në turmë ajo tregoi se si  u përdhunua kur ishte 20 vjeç dhe se ishte mirënjohëse që asaj iu dha e drejta të zgjedhë nëse do të abortonte apo jo. “U ndjeva plotësisht vetëm. Aq  vetëm sa bëra një test shtatzënie në një banjë publike në qendër të qytetit Manhatan”, zbuloi ajo.

“Kur isha rreth 20 unë u përdhunova ndërsa jetoja këtu në Nju Jork, “i tha Ocasio-Cortez turmës së mbledhur në Union Square Park.

“Kur u ula duke pritur se cili do të ishte rezultati, mendova vetëm falë Zotit që kam të paktën një zgjedhje”, vazhdoi parlamentarja, duke thënë se në fund testi rezultoi negativ. “Por kjo nuk ka rëndësi. Kjo nuk është një çështje e të drejtave të grave, është një pyetje që na prek të gjithëve.”, deklaroi ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu