Numri global i raste të konfirmuara me COVID-19 tejkalon shifrën 9 milionë

0
Gjigandi

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 9 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e të dhënave mbi pandeminë, në mbarë botën pozitiv ndaj koronavirusit janë diagnostikuar gjithsej 9,051,579 persona.
Shumica e rasteve janë raportuar në SHBA, ku 2,356,657 persona janë infektuar nga virusi.
Për nga numri i rasteve të zbuluara SHBA ndiqet nga Brazili (1.073.376), Rusia (584.680), India (426.910), Mbretëria e Bashkuar (304.331), Spanja (293.352), Kili (251.355), Peru (251.338), Italia (238.499), Irani (204.952) dhe Gjermania (191.575).
Turqia deri më tani ka raportuar gjithsej 187.685 persona të infektuar me COVID-19.
Si pasojë e koronavirusit, në mbarë botën kanë vdekur 470,804 persona, 4,841,948 pacientë janë shëruar, ndërsa 3,738,827 persona janë në trajtim.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu