Sot shënohet Dita Botërore e Kursimit dhe sot do t’ju rikujtojmë se është e domosdoshme të kursejmë para, edhe pse për shumicën e njerëzve kjo nuk është gjithmonë e lehtë.
Lajmi i mirë në fakt është se nëse jemi pak më të kujdesshëm, do të mund të kursejmë më shumë.Më poshtë po ju prezantojmë 10 metodat më të këshillueshme për të zvogëluar shpenzimet tuaja dhe të jetoni mirë gjithashtu.
Ndiqni rrugëtimin e shpenzimeve
A e dini se sa keni shpenzuar për gjëra muajin e fundit? Pjesa më e madhe e personave nuk e dinë. Por ky hap ju shërben për të kuptuar se ku mund të kishit prerë shpenzimet. Në të kundërt rrezikoni që të harxhoni për gjëra të parëndësishme dhe të mos vësh re që të tjera gjëra janë më të rëndësishme.
Ndani nevojat nga dëshirat
Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë. Për të dytat duhet të shpenzoni vetëm nëse jeni të sigurt që mund t’i përballoni.Shmangni borxhet apo kreditë për shpenzime jo seriozeKa shumë mundësi për të marrë borxhe me kusht, apo kredi. Por ato duhet të merren vetëm për shpenzime të jashtëzakonshme, përndryshe është e lehtë që të përfundoni në vorbullën e borxhit.
Çdo muaj hiqni diçka mënjanë
Nëse keni një llogari bankare, një ide është që të derdhini një shumë të vogël çdo muaj në llogarinë e kursimit.I kushtoni vëmendje sigurimitSigurimi, duke nisur nga makinat shpesh duket si një shpenzim i konsiderueshëm. Duhet të siguroheni që keni zgjedhur kompaninë më serioze dhe më të leverdishme për rastin tuaj specifik.
Shikoni më pak televizor
Sipas disa ekspertëve, të shikosh shumë televizor do t’ju shtynte që të shpenzoni më shumë para. Motivi lidhet me sasinë e reklamave ku ju jeni më të ekspozuar.Planifikoni ushqimet e javësNëse planifikoni ushqimet e të gjithë javës, mund të bëni blerje në lidhje me rrethanat, duke evituar shpenzimin e parave për gjëra që më pas nuk do t’i përdorni.
Bëni listën e gjërave që do të blini dhe më pas respektojeni
Blerjet impulsive janë shpesh një rrugë për të shpenzuar me shumë seç duhet. Të kesh një listë të detajuar të asaj që duhet të blini, ua zgjidh këtë problem dhe ju lejon që të zgjidhni dyqanin që ju leverdis më shumë.I bëni shpenzimet vetëmSipas disa studimeve, në shoqëri njeriu është me i prirur të bëjë blerje impulsive. Në përgjithësi nuk do të jeni të fokusuar tek ato që ju nevojiten, e për pasojë ju do të shpenzoni më shumë.
Pini shumë ujë
Nuk është vetëm çështje shëndeti, por të pini më shumë ujë, ju pengon që të blini pije të tjera. Normalisht që kështu do të shpenzoni me pak.