Aktorja amerikane dhe e preferuara e audiencës në të gjithë botën, Sandra Bullock, është gjendur edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Gjatë intervistës së fundit me Jade Pinket Smith, Sandra tregoi vajzën e saj Leila të cilën publiku nuk e ka parë që kur e adoptoi nga Luiziana në vitin 2015.
Pas intervistës, pati zëra se kjo hapje e papritur për publikun erdhi për shkak të lumturisë së madhe që duket se i ka ardhur familjes së saj të vogël. Përkatësisht, siç shkruan revista NW, Sandra është në pritje të fëmijës së saj të parë biologjik, dhe Leila e vogël dhe Lewis po ashtu i adoptuar, po presin një vëlla ose motër.
Sipas raportimeve të mediave, burime pranë aktores thanë që ajo fsheh me mjeshtëri barkun e saj, dhe e vetmja gjë që e tradhton është se ajo u distancua plotësisht nga syri i publikut, ajo nuk shkon më në trajnime, dhe nuk pranoi të pi alkool në festa.
Sandra kishte dëshirë të krijojë familje me ish-partnerin Jessi James, por çifti i dha fund lidhjes për shkak të mashtrimit të tij me më shumë se 20 gra. Aktorja është përpjekur të mbetet shtatzënë përmes mbarësimit artificial për dy vjetët e fundit.