​Komediani i njohur bëhet serish baba

0
Gjigandi

Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe gjinia ishte një surprizë për njërin prej tyre.

Çifti ndau lajmin e tyre të lumtur me rastin e Ditës së Nënës në rrjetin Instagram.

Hart postoi foto të familjes, në të cilat përfshihen ai, gruaja e tij, vajza Heaven, 15-vjeç dhe djali Hendrix, 12-vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Torrei Hart, dhe djalin Kenzo, 2-vjeç, me Eniko.

“Jemi të emocionuar për ardhjen e vajzës sonë ….”, ka shkruar aktori krahas fotove. “Familja me 6 WOOW !!! Zoti është i mrekullueshëm… Ne jemi të bekuar që ju kemi në jetën tonë. E tëra që mund të them është faleminderit…”

Eniko Hart ndau foto të ngjashme, duke shkruar: “Oh, i dashur, është një zonjë e vogël”.

RonaTyra

“Zoti me rastin e Ditës së Nënës na bekoi me një vajzë tjetër. Kjo shtatzëni ndjeu saktësisht të njëjtën gjë për të cilën mund të isha betuar se do të kishim një djalë tjetër,” shkroi ajo. “Unë bërtita, qesha dhe qava kur e morëm vesh këtë herë pasi është ajo për të cilën unë dhe Kenzo jemi lutur gjithmonë”.

Kevin Hart u martua me Eniko Parrish në një ceremoni marramendëse në vitin 2016 pasi çifti ishte në lidhje për disa vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu