Zyrtare/ PS kërkon hapjen e listave dhe garanton: Dakordësia e 5 qershorit nuk preket

0
Gjigandi

Partia Socialiste  deklarohet pro hapjes së listave por nga ana tjetër garanton se nuk do të preket asnjë prej amendamenteve të kodit të ri zgjedhor të dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtë kuvendit.

Qëndrimi u bë publik sot nga kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat.

Balla: Qëndrimi zyrtar i grupit parlamentar të PS është se ne jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara. Na rezulton se shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë dhe kryetarin e partisë, por edhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. E mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare.Mbështesim një hapje të listave.

Gjithçka është dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit nuk do të preket. Kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, me 15 korrik komisionin i ligjeve do ti diskutojë, nuk do të preket asnjë prej amendamenteve. Janë dy procese që ecin në mënyrë indipendente nga njëra-tjetra.

Edi Rama: Pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave i dini.Në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjitha rregullave të procedurës qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes së bërë me opozitën jashtëparlamentare, qoftë dhe nisma e opozitës parlamentare.

RonaTyra

Qëndrimi i PS vjen vetëm një ditë pas 6 deputetë të opozitës parlamentare deklaruan votën e tyre pro miratimit të kodit të ri zgjedhor të dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo marrëveshje të votohet në datë 23 korrik në Kuvend.

Me 75 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend, duke iu bashkuar vota e Tom Doshit dhe dy deputetëve të PDIU-së shkon në 78 deputetë. 

Këtyre duke iu bashkuar dhe votat e 6 deputetëve të opozitës parlamentare që dolën sot para kryesisë së Kuvendit dhe dhanë mbështetjen e tyre pro Kodit të Ri Zgjedhor  sigurojnë 84 votat që duhet për ta miratuar atë në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu