Zotësia në matematikë, nuk ka lidhje me inteligjencën

0
Gjigandi

Sipas disa studimeve inteligjenca nuk është faktor përcaktues në mësimin e matematikës. Ajo që vlen, në fakt, do të ishte motivimi i brendshëm, si për shembull, ta studiosh matematikën për kënaqësi ose për të marrë nota të mira.

Nga një studim që u bë me 3500 nxënës, u vërtetua se fëmijët inteligjent mësojnë më shumë në fillim. Me kalimin e kohës, faktorët si motivimi dhe strategjitë e të mësuarit shndërrohen në përcaktues të proceseve të të mësuarit të lëndës së matematikës.

Si rrjedhojë e këtij studimi do të ishtë mirë që të krijoheshin programe edukative të orientuara në motivimin e të rinjve pasi kjo do të ishte një mënyrë produktive për të përmirësuar aftësitë në mësimin e matematikës!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu