U desh ky Covid, e u pamë! Më në fund rikthehet paqja mes vëllezërve princër britanikë, William e Harry. Sipas burimeve pranë “Buckingham Palace”, përcjellë nga “ET”, dy vëllezërit janë riafruar prej shqetësimeve për shëndetin e të atit, princit Charles, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
Ditëlindjet e fëmijëve përkatës, me pak ditë diferencë nga njëri-tjetri kanë bërë të vetën dhe tani dy fëmijët e ledi D. kanë rivendosur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Por, i ndan një oqean. Harry është në Amerikë, në Los Angeles, duke projektuar fazën 2 të jetës së tij, atë larg monarkisë, me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie.