Në sitën e SPAK 111 pasuri të ardhura nga krimi

0
Gjigandi

Tre formularët e dërguar nga OFL këtë të enjte, (14 maj)  3 personave të dënuar që dyshohen se kanë krijuar pasurinë nga aktiviteti kriminale, e çojnë numrin e formularëve në 64 që prej nisjes së Operacionit Forca e Ligjit. 

Formularët janë dërguar në shumicën e qyteteve të vendit, ndërsa pjesë e vetë-deklarimit janë përfshirë disa prej njerëzve më të njohur të botës së krimit.

Prej nisjes së operacionit nga policia në SPAK janë dërguar për vlerësim sekuestro rreth 111 pasuri, mes tyre 80 automjete dhe 31 truall dhe objekte. Për 38 pasuri policia ka vlerësuar operacionet e kryera në kushtet e emergjencës ndërsa për 29 raste SPAK i ka konsideruar si në kundërshtim me aktin normativ.

Nga SPAK në drejtim të Gjykatës së posaçme janë dërguar 43 kërkesa për sekuestrime dhe 40 prej tyre janë pranuar, ndërsa 3 të tjera janë në shqyrtim.

Pas situatës së pandemisë OFL është rikthyer me hetimet dhe verifikimet ndërsa tashmë kemi dhe refuzimin e parë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit të cilit iu kërkua të justifikohej pasuria shprehet se djali i tij nuk është subjekt i OFL-së dhe për këtë arsye nuk mund ti përgjigjet pyetjeve të formularit. Pavarësisht mungesës së përgjigjes së Ibrahim Licit për të justifikuar pasurinë, OFL-ja pritet t’ia referojë rastin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili sipas ligjit i kërkon prokurorit marrjen e masës së sekuestros. Me kalimin e afatit prej 48 orësh, kur subjekti nuk përgjigjet, OFL-ja vijon procedurat për bllokimin e pasurisë.

RonaTyra

Këtë të enjte OFL i dërgoi formularin e vetëdeklarimit shtetasve Denis Qordja i njohur me emrin Denis Dervishi, Fatjon Manabej, dhe shtetasit me inicialet L.D. Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit. Ai dyshohet se një ndër asetet për të cilat duhet të “japë llogari” është një biznes i madh në zonën e Petrelës. Fatjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjithashtu më parë Manabej është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu