Zgjimi pa kafe / Ja truket që ju ndihmojnë të jeni plot energji!

0
Gjigandi

Shumica e njerëzve nuk mund të bëjnë pa të dhe kafeja është një ritual i vërtetë mëngjesi, e cila ndihmon për t’u zgjuar dhe për të qenë të përgjegjshëm! Por nëse për disa kafeja është ajo që i ndihmon për të nisur ditën në mënyrën e duhur, të tjerët detyrohen të heqin dorë për arsye shëndetësore.

Epo, për ta ka truke që i ndihmojnë ta përballuar ditën me plot energji edhe pa pirë kafe!

Truket për të qëndruar zgjuar pa pirë kafe!

Ka mënyra që ju ndihmojnë të zgjoheni në mëngjes edhe pa pirë kafe! Një nga këto është vërtetë e thjeshtë dhe e natyrshme: ngrihuni herët dhe përfitoni nga orët e para të mëngjesit. Kur rrezet e diellit godasin retinën, prodhimi i melatoninës, qetësuesi ynë natyral, bie në mënyrë dramatike, duke favorizuar një aktivitet më të madh të trurit.

Kështu që kur të shkoni për të fjetur është e dobishme të lini grilën e dhomës së gjumit gjysmë të ngritur, në mënyrë që t’ju zgjojë drita natyrale e agimit. Po sikur të jetë mot i keq jashtë? Mos u shqetësoni, ka modele llambash që simulojnë rrezatimin diellor: një alternative e vlefshme për dimrin.

RonaTyra

Si të qëndroni zgjuar në punë, kur keni nevojë për kafeinë!

Edhe në vendin e punës është e mundur të keni rënie të përqendrimit dhe pa përdorimin e kafeinës, gjithçka bëhet më e vështirë. Por, edhe në këtë rast ka disa truke që duhet të zbatohen: për shembull, është e rëndësishme të ngriheni nga tavolina juaj dhe të shkëputeni nga kompjuteri.

Bëni ca lëvizje. Ushtrimi i rregullt është i nevojshëm për të ruajtur shëndetin e mirë.

Shmangni temperaturën e lartë të dhomës. Nxehtësia e tepërt mund të shkaktojë përgjumje.

Një këshillë e fundit ka të bëjë me dietën tuaj. Ulni gradualisht konsumimin e kafeinës, sepse sa më shumë kafe të pini, aq më shumë do ta kërkojë trupi juaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu