Një lloj koronavirusi mutant është zbuluar nga shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë se është edhe më ngjitës se sa origjinali.
Përfundimi erdhi pas studimit të kryer nga “Los Alamos National Laboratory”, ku u arrit të identifikohej “Spike D614G”.
Sipas kërkuesve, ky lloj koronavirusi për herë të parë u shfaq në Evropë në shkurt, përpara se të migronte në Bregun Lindor në SHBA, duke u kthyer në llojin dominues në të gjithë botën.
“Koronavirusi që ka pësuar mutacion, Spike D614G, duhet të na shqetësojë. Filloi të shpërndahej në Evropë herët në shkurt dhe kur nisi të infektonte njerëz në zona të reja, shpejt u kthye në formën dominuese.”
Të shqetësuar, shkencëtarët besojnë se ky mutacion i ri i koronavirusit jo vetëm që shpërndahet më shpejt, por madje bën që njerëzit të jenë më të prekshëm për një infeksion të dytë.