Zbulohen neuronet që largojnë ankthin

0
Gjigandi

Një grup studiuesish kalifornianë nga “Stanford University School of Medicine” ka zbuluar në amigdalë, pjesa e trurit që përfshin ndjenjat, ekzistencën e një grupi neuronesh që mund të frenojë gjendjen e ankthit.

Kaviet që u përdorën në eksperimentin optogjenetik, nëse stimulohen në këtë zonë specifike nëpërmjet pulsimeve të dritës, ndiheshin më rehat. Ndërsa në gjendje ankthi, ata kishin më shumë frikë, njësoj si të ishin përballë një rreziku.

Rëndësia e studimit, i botuar në revistën “Nature”, qëndron në faktin se mund të çojë në risi të rëndësishme farmakologjike për të kuruar një shqetësim që prek të paktën një herë në jetë një në katër persona.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu