Jeff Bezos, themelues i kompanisë Amazon, është njeriu më i pasur në botë.
Një herë, në një takim me Warren Buffett, ai e kishte pyetur investitorin më të njohur amerikan: “Teoria juaj e investimit është shumë e thjeshtë. Jeni njeriu i dytë më i pasur në botë dhe është shumë e thjeshtë. Pse tjerët thjesht nuk ju kopjojnë?”
Kjo përgjigje nga Warren Buffett ka shumë leksione për ata të cilët duan të bëjnë para, të bëhen të suksesshëm dhe të bëjnë jetë të mirë.
Paratë janë të padobishme nëse nuk dini si t’i përdorni dhe Buffett qysh në moshën 15 vjeçare ka ditur si t’i shfrytëzojë 6,000 dollarët për t’i bërë miliona e miliarda.
Ai gjithmonë ka qenë duke kalkuluar, ka ecur tutje me rreziqe minimale dhe i ka mbajtur aksionet të cilat i ka blerë për një kohë të gjatë.
Kjo kërkon durim dhe këmbëngulje.
Sipas Buffett, ka tri mënyra se si njerëzit varfërohen – përmes alkoolit, të dashurave dhe kredive.