Vujoviq kritikon ashpër Aleksandër Vuçiqin: Unë do të jem i pari që nuk do të pranoj…

0
Gjigandi

Ish hendbollisti dhe së fundi trajner i Zagrebit, Veselin Vujoviq, kritikoi ashpër presidentin e Serbisë,  Aleksandar Vuçiqin.
Vujoviq (i lindur në Cetinjë të Malit të Zi) jeton në Shabac, është mërzitur nga rivendosja e masave kufizuese në Serbi, ku çoi në protesta masive dhe dhunë. 

“Nëse Vuçiq prezanton një diktaturë, ai do të ndëshkohet nga qytetarët. Ju më kërkuat të mbaja një distancë sociale – e mbajta atë, të mos dilja nga shtëpia nga e enjtja deri të hënën – e respektova.

Kur mbaruan zgjedhjet, njerëzit u fajësuan për përshkallëzimin e epidemisë së koronavirusit. Po, unë do të jem i pari që nuk do të pranoj orën policore dhe karantinën”, tha mes të tjera Vujoviq, transmeton vijesti.me.  Vujoviq tha se serbët meritojnë një president më të mirë se Vuçiq. “Duhet të lejohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dua që të gjithë fëmijët, natyrisht fëmijët e mi, ta kenë të ardhmen e tyre në Serbi. Për një gjë të tillë, unë jam duke mbrojtur çështjen”, tha mes ë tjera ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu