Ndryshimet Kushtetuese/ Presidenca: Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

0
Gjigandi

Presidenca ka reaguar për ndryshimet e fundit kushtetuese që komisioni i ligjeve u hapi rrugë sot.

Në një reagim të presidentit Meta të shpërndarë nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi thuhet se: është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!
Deklarata
Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.
182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.
Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.
Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.
Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.
E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!
SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱🇪🇺

vijon…

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu