Një turk është ndaluar ditën e sotme nga Policia e kufitare. Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për turkun me inicialet T.N 35-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Zvicra për vrasje.
Në konferencën për shtyp të Aida Hajnaj, Zv/Drejtoreshës së Policisë së Shtetit, bëri të ditur gjithashtu se është arrestuar dhe është ekstraduar drejt Finlandës i një person i huaj, i cili figuronte në listën e personave më të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar. Nuk dihen ende më shumë detaje lidhur me këto dy persona.