Vrasja e të riut në Gjirokastër/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

0
Gjigandi

Policia ka zbardhur dhe arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë një 35 vjeçar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, autori i ngjarjes.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

RonaTyra

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu