Vjen edhe konfirmimi nga agjenti: Rangnick nuk do të shkojë te Milani, nuk është momenti i duhur për bashkëpunim

0
Gjigandi

Agjenti i trajnerit Ralf Rangnick e ka konfirmuar se negociatat me Milanin janë mbyllur dhe klienti i tij nuk do të kalojë te klubi italian te asnjë rol drejtues. 

Kanë qenë fillimisht mediumet gjermane që kanë shkruar, Kicker e Bild, që konfirmuan se bisedimet që vazhdonin nga nëntori, nuk kanë marr një përfundim pozitiv.

Tani agjenti i Rangnick, Marc Kosicke ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se marrëveshja nuk është arritur.

“AC Milan dhe Ralf Rangnick kanë rënë dakord se nuk është momenti i duhur që të punojnë së bashku”.

“Për shkak të kësaj, dhe duke marrë parasysh zhvillimin e mirë dhe rezultatet nën drejtimin e trajnerin Stefano Pioli, u vendos së bashku që Ralf Rangnick të mos marrë një rol te AC Milan”, thuhet në komunikatë.

RonaTyra

Pioli është i pamposhtur në tetë ndeshje në Serie A, duke fituar gjashtë prej tyre. Hakan Calhanoglu dhe Zlatan Ibrahimovic, janë në krahë të trajnerit dhe i kanë kërkuar publikisht klubit që ta mbajë italianin.

Pioli ka kontratë deri në qershor 2021, kështu që nëse ai do të largohej nga puna, atëherë Milani do të duhet të vazhdojë të paguajë pagën e tij gjatë gjithë vitit.

Milani momentalisht është duke e paguar Marco Giampaolon, që po ashtu u largua këtë sezon.

Harxhimet do të rriteshin pasi për të marr Rangnick, Milani do të duhet të paguante disa miliona euro te Red Bull.

Rangnick dëshironte të merrte një rol të dyfishtë si trajner dhe drejtor sportiv, që i binte që Paolo Maldini të mbetej jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu