Pasi kanë lënë mënjanë për disa orë impenjimet profesionale, dyshja Marina Vjollca e Getoar Selimi kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pranë nënës së reperit, e cila feston sot ditëlindjen.
Florija, zonja e ditëlindjes duket se ka preferuar njjë festë tejet familjare e të ngrohtë teksa ka mbledhur pjesëtarët e afërt të shtëpisë për të kremtuar datën e veçantë.
“Prive” ka postuar një foto teksa e gjithë familja Selimi janë në një tavolinë, të veshur ‘casual/ e të relaksuar.
Çifti i njohur i showbiz-it Marina dhe Getoari janë kombinuar duke veshur të dy kostume sportive, ndërsa bukuroshja e ekranit nuk ka vendosur asnjë pikë grimi në fytyrë.
Me siguri ka qenë një vizitë e shkurtër kjo e dyshes së njohur në Prishtinë, pasi moderatorja dhe reperi janë njësoj të impenjuar me punët e tyre në Tiranë.