Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20 vjeçare

0
Gjigandi

Victoria Beckham ka zbuluar sekretin e martesës 20 vjeçare me David Beckham.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Today”, ku foli për nxjerrjen në treg të linjës së produkteve të bukurisë që mbajnë emrin e saj, dhe për familjen.

Gjatë intervistës, Victoria u pyet mbi përbërësin sekret që e bën të suksesshme martesën me bashkëshortin.

“Fëmijët janë prioriteti ynë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth fëmijëve,” tha Victoria.

Ajo dhe David kanë katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

RonaTyra

“Punojmë shumë të dy. I adhurojmë profesionet tona,” tha ajo dhe shtoi se e mbështesin njëri-tjetrin dhe se janë shumë me fat që janë bashkë.

Victoria dhe David u njohën në vitin 1997, dy vite para se të martoheshin dhe siç konfirmoi ajo, ishte dashuri me shikim të parë.

“Jemi shumë të pranishëm në jetët e fëmijëve tanë,” tha ajo.

“E duam shumë njëri-tjetrin. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth familjes.”

Për fat të mirë, prindërit e saj dhe të David kanë qenë gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojnë me fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu