Kur je kthyer në një “ikonë stili” si Kate Middleton, cdo gjë që vesh tërheq vëmendjen e medias rozë dhe të publikut. Kështu që e kotë të themi sesa shumë u fol për eventin e fundit virtual në të cilin ajo mori pjesë, një lojë Bingo me banorët e një azili pleqsh, që u zhvillua online për shkak të karantinës.
Dukesha e veshur me një fustan rozë me printe që ka cmimin 325 paundë, kishte zgjedhur ta kombinonte me një palë vëthë floriri 165 paundëshe në formë gjetheje nga Catherine Zoraida.
Vëthët, janë një riciklim ( ashtu si edhe fustani) në fakt, sepse besohet që për herë të parë, i ka vënë në 2012-tën dhe vitin e kaluar është parë me to katër herë, dhe ne prill i mbajti gjithashtu.
Por kaq u desh që të riktheheshin në vëmendje dhe kërkesa për vëthë të ngjashëm në internet, të rritej menjëherë! Catherine Zoraida e krijoi firmën e saj të vogël të aksesorëve në 2011-tën dhe ishte praktikisht e panjohur, deri kur vitin pasues, Dukesha e Kembrixhiti u interesua për krijimet e saj.