Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani njihet për drejtimin e emisioneve të shumta.
Ajo përgjatë viteve është bërë një imazh televiziv shumë i dashur për publikun shqiptar.
Arbana ka qenë mjaft e përfolur nëpër mediat rozë vazhdimisht, e sidomos kohën e fundit pas lidhjes së saj të re me rexhisorin Eduart Grishaj.
Madje para pak kohe u konfirmuan zërat se ajo është shtatzënë, në pritje të bëhet nënë për herë të dytë, kësaj radhe si rezultat i dashurisë së saj me Eduartin.
Duket se shtatzënia vetëm sa e ka zbukuruar Arbanën, e cila nuk ka hezituar të pozoj e të shfaqet e lumtur gjatë xhirimeve të emisionit të saj “Dua të bëj të lumtur”.