Futbollisti i njohur shqiptar, Vedat Muriqi, së bashku me bashkëshorten e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Përmes shumë postimeve të ëmbla nga dyshja, gjatë ditës së sotme (e diel) ata kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës.
Vedati dhe Edibe Muriqi janë në pritje të një vajze, ku edhe për zbulimin e kësaj, kanë festuar në shtëpinë e tyre.
Një gjë e tillë është parë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku pas tyre shiheshin balona me ngjyrë rozë.
“Mezi po presim që të takojmë vajzën tonë”, ka shkruar bashkëshortja e tij.