Situatë e tensonuar te Barcelona, lojtarët dalin kundër Setien

0
Gjigandi

Prej uljes në stolin e Barcelonës të Quique Setien ekipi i Barcelonës sikur nuk e ka gjetur qetësinë, kjo përshkak të marrëdhënies së dobët që ka me skuadrën.

Barca dje barazoi 2:2 ndaj Celta Vigo, duke bërë kështu që pas ndeshjes të ketë diksutime të tensionuara në dhomën e zhveshjes mes lojtarëve dhe trajnerit, shkruan Marca.

Lojtarët janë kundër taktikave të trajnerit, dhe sipas tyre nuk do të mund të fitojnë asnjë trofe nëse vazhdohet kështu.

Lojtarët e qortuan trajnerin për disa nga vendimet e tij taktike dhe gjithashtu disa nga ndryshimet që ai bëri në ndeshjen kundër Celta, siç janë Arthur ose Griezmann. Diskutimi ishte shumë i tensionuar, sipas disa burimeve, dhe tregon se nuk ka asnjë harmoni midis dy grupeve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu