Inter e do Kanten, Chelsea gati të dëgjojë ofertat

0
Gjigandi

N’Golo Kante mund të kalojë tek Inter.

Ylli i kombëtares së Francës, N’Golo Kante, i cili aktivizohet edhe me skuadrën e Chelsea, ka përfunduar në listën e dëshirave të Inter.

Trajneri i ‘Zikaltërve’, Antonio Conte dëshiron të ketë shërbimet e francezit dhe është gati të bëjë shumë për të siguruar këtë trasnferim.

Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se Chelsea janë gati të dëgjojnë ofertat për lojtarin që tashmë nuk është i paprekshëm në formacionin e Frank Lampard.

Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Inter për të siguruar kartonin e mesfushorit.

RonaTyra

Kujtojmë se Kante ka luajtur edhe më parë nën urdhrat e Antonio Conte, pikërisht te skuadra e Chelsea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu