Një baba i pashpirt dhe i papërgjegjshëm harxhoi me alkool, drogë e prostituta paratë e mbledhura me donacion për kurimin e djalit të tij 2 vjeçar, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Vogëlushi, i cili ishte diagnostikuar që 7 muajsh me atrofi muskulore humbi betejën me vdekjen më 17 tetor.
Mateus Alves, nga Brazili u arrestua në korrik të këtij viti pasi shpenzoi 150 mijë nga 200 mijë dollarë të mbledhur nga banorët e qytetit ku banonte.
Qyteti i tij në Brazil organizoi një maratonë dhe mblodhën rreth 250 mijë dollarë. Por pas kësaj babai e braktisi familjen dhe i tha gruas se po largohej për një lloj trajnimi. Por kjo e fundit vuri re se paratë për kurimin e djalit, të cilat mbaheshin në 4 llogari të ndryshme, po pakësoheshin.
Policia nisi hetimin dhe e gjeti babanë duke bërë jetë luksi në një hotel të shtrenjtë. Ishte i veshur me rroba stilistësh, orë të shtrenjta, dhe kishte shpenzuar 150 mijë dollarë nga paratë e djalit me drogë, alkool e prostituta. Babai u arrestua në korrik të këtij viti, ndërsa fëmija e humbi jetën më 17 tetor./The Sun