Rastet e shtuara me koronavirus në vendin tonë po bëhen edhe më shqetësuese për Elbasanin, sidoemos për spitalin e këtij qyteti.
Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan.
Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.
Dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive me skaner.
Raportohet se ka dyshime që ka dyshime se nga dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.
Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, dy prej të infektuarve në këtë qytet raportohet se janë nisur me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.
Gjatë ditëve të fundit në spitalin e Elbasanit ka pasur disa raste të infektuarisht me Covid-19.