UKT thirrje banorëve të Tiranës: Bëni kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm sot – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës.

Shkak për këtë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.
Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit. Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.
Sipas inxhinierëve dhe specialistëve tanë në terren, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu