U infektua nga COVID-19, sipërmarrësi shqiptar hedh akuzat e forta: Po të mos shkoja në Vjenë pasojat do të ishin të rënda!

0
11
Gjigandi

Sipërmarrësi Avni Ponari ka treguar ditët e tij të vështira të luftës me COVID-19 dhe e ka cilësuar një gabim të pafalshëm qëndrimin e tij në një spital privat.

Në një rrëfim për emisionin Top Story, Ponari tregon eksperiencën e tij të keqe, pa përmendur emrin e spitalit ku qëndroi përpara se të udhëtonte drejt Vjenës ku dhe më pas u mjekua për rreth 2 javë.

“Bëra një natë në një spital privat që ishte një natë mjaft e keqe dhe një gabim mjaft i rëndë i imi, sepse nuk duhet të shkoja. Ishte një gabim i pafalshëm. Aty bëra skaner, një ditë para dhe një ditë mbrapa që ishte një tjetër gabim dhe nuk ia këshilloj askujt.

Spitali më kërkoi të që të qëndroja aty, ndërkohë unë doja të qëndroja i izoluar diku tjetër, larg spitalit, në një shtëpi timen. Kështu që largimi në Vjenë ishte zgjedhja ime në të kundërt pasojat do të ishin të mëdha. Mendoj që spitali nuk bënte kujdesin e duhur dhe çfarë duhet dhe do të thoja që vendimi për tu larguar (në Vjenë) ishte shumë i rëndësishëm. Po flas për spital privat, në shtetëror as që bëhet fjalë që do të shkoja”- tha Ponari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu