Tuna nuk ka ndërmend të ndaloj ritmin.
Pas që publikoi ‘Amoni’ javën e kaluar duket se Tuna nuk po humbet kohë farë dhe ju ka përveshur punës për projekte të reja.
Por kësaj radhe duket se diva do bëj ndryshime në ekipin e saj realizues pasi që dje ajo ndau disa fotografi në studion e producentit të njohur BigBanagBeats, me të cilin mendohet se do bashkëpunojë për projektin e radhës.
Tuna është shoqëruar në studion e “RedBox” nga Albert Krasniqi, ndërsa detaje të tjera nuk janë zbuluar nga ky takim, mbetet të shihet se çfarë do sjell këngëtarja kësaj radhe.