Khloe Kardashian gjatë ditës së sotme (e diel), feston ditëlindjen e saj të 36-të.
Për një rast të tillë, shumë prej familjarëve të saj kanë përdorur rrjetet sociale për t’u uruar më të mirat e saj, përfshirë këtu edhe ish-partnerin, shkruan Daily Mail.
Tristan Thompson është basketbollisti i njohur, i cili tashmë ndan një vajzë me 36 vjeçaren, por që u ndan për shkak se ky i fundit thuhet se e kishte tradhtuar.
Përkundër kësaj, basketbollisti përmes rrjetit social Instagram, ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar nënën e vajzës së tyre.
“Jam mjaftueshëm i vetëdijshëm që të di, se ti erdhe në jetën time për të më treguar se çka do të thotë të jesh një njeri i mrekullueshëm. E vlerësoj që kam mësuar të rritem për shkak teje”.