Tri receta për melhem për forcim dhe rritje të shpejtë të thonjve

0
Gjigandi

Në bukurinë dhe shëndetin e thonjve ndikojnë shumë faktorë, nga ushqimi deri te kozmetika të cilën e përdorini

Ekzistojnë artikuj të cilët mbrojnë dukjen e shëndetshme të thonjve, ndërkaq burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për thonjtë gjithsesi janë karfioli, farat e lirit dhe bajamet.

Natyra ka qenë shumë e talentuar kur është fjala për mjetet e kurimit të fytyrës, trupit, lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Pra, ekzistojnë shumë ndihmës natyrorë për mbrojtje dhe përmirësim të shëndetit dhe forcim të thonjve, siç janë bimët e ndryshme shëruese, vajrat eterikë, artikujt dhe thartirat e pemëve…

Melhemi për thonj nga vezët

RonaTyra

Në një enë të vogël tundni 2 të verdhë të vezëve dhe përzieni me një lugë vaj ulliri. Kur tretja të bashkohet, zhytni në të thonjtë 10 minuta. Procedurën përsëriteni dy herë në javë.

Melhemi për forcim të thonjve me xhelatinë

Në një gotë ujë të vluar qitni gjysmë qese xhelatinë. Lëreni melhemin të qëndrojë, derisa të ftohet deri në nivelin e temperaturës së dhomës. Në melhem të ftohur njomni thonjtë dhe mbani ashtu 10 minuta. Kjo është formulë e shkëlqyeshme për forcim të thonjve.

Melhemi me mjaltë për thonj të fortë dhe të shëndetshëm

Në një enë të vogël përzieni 2 të verdhë të vezëve të tundura, ¼ e filxhanit qumësht dhe një lugë mjaltë. Përzieni derisa të bashkohen, pastaj njomni thonjtë në të dhe mbani nga 10 deri në 15 minuta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu