Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të Covid.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me Covid. Zyrtarisht njoftohet se 3 persona kanë humbur jetën.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”, njofton MSH.

Situata në vendin tonë është mjaft shqetësuese, pasi është rritur edhe numri i shtrimeve në spital.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu