Artistët e vërtetë janë ata që edhe në ditë të vështira si këto gjenden dhe japin kontributin e tyre me gjestet humane që frymëzojnë këdo.
“Tre musketjerët” shqiptar Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi nuk kanë mundur të qëndrojnë në heshtje në pandeminë e Covid-19 që ka prekur vendin tonë. Ata kanë hequr mënjanë fitimet e dy koncerteve të tyre për të dhuruar 500 maska në shërbim të QSUT-së. Gjestin human publiku ka mundur ta mësojë nga mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili e ka ndarë këtë moment me anë të disa fjalë e vlerësuese për artistët shoqëruar edhe me një foto të shkrepur në oborrin e Spitalit Infektiv.
“Para dy ditesh me erdhi nje measazh i pa zakonte”-, shkruan Pipero.
“Une jam Elton Deda, nje muzikant dhe kantautor. Se bashku me Sander Gjoken dhe Redon Makashin, nga nje fond modest qe kemi hequr nga 2 koncerte tona ne Greqi duam ti dhurojme infektivit 500 maska KN-95. Kemi deshire qe mos tu pengojme, diten e merkure, pra pasneser. Nese i pranoni me thuaj nje orar te pershtatshem per ju tua dorezojme. Me shume respekt. Toni”
Sot Toni, Redoni dhe Sandri dhuruan ne Farmacine Qendrore te QSUT,per sherbimin e semundjeve infektive, maskat e premtuara.
Mirenjohje per ju qe na dhuroni emocione pa fund jo vetem me muziken dhe kengen tuaj, por dhe me kete gjest shume fisnik”, shkruan Pipero krahas fotos me “3 musketierët”.