Tre muaj pas shërimit infektohet prapë me koronavirus, Bylykbashi: Kësaj here shumë më agresiv

0
Gjigandi

Petrit Bylykbashi nga Prishtina është personi i parë në Kosovë, që doli publikisht për të treguar se është i infektuar me koronavirus. Në prill, ai njoftoi se është shëruar.

Por, koronavirusi i është kthyer sërish Bylykbashit.

Postimi i plotë:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

RonaTyra

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu