Tragjedi në familje/ Gruaja humb jetën nga Covid, i shoq vdes brenda ditës nga sulmi në zemër

0
Gjigandi

Numri i të prekurve dhe i viktimave nga Covid-19 po rritet frikshëm në Shqipëri. Ditën e djeshme u shënuan 6 vdekur nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore që nga koha e pandemisë në Shqipëri.

Gazeta “Shqip” ka mësuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në qytetin e Pogradecit. Brenda ditës ka pasur vdekje, një për shkak të sëmundjes së koronavirusit dhe një tjetër për shkak të arrestit kardiak.

Ditën e premte një 68-vjeçare nga Pogradeci, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, humbi betejën ndaj koronavirusi.

Lajmi dhënë ka shkaktuar dhimbje të madhe te një familje në Pogradec, pasi sipas burimeve të Gazeta “Shqip” i bashkëshorti i ka pësuar menjëherë krizë kardiake, duke gjetur vdekjen.  Mësohet se bashkëshorti nuk e ka përballuar dot lajmin e dhënë mbi vdekjen e bashkëshortes, duke gjetur vdekjen në të njëjtën ditë nga ataku kardiak.

Në qytetin e Pogradecit janë shënuar dy humbje jete nga koronavirusi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë që nga nisja e pandemisë në vendin tonë  kanë humbur jetën 134 persona, ku në: Qarkun Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu