Tirana me 774 të infektuar e ndjekur nga Durrësi, kjo është shpërndarja gjeografike e rasteve me Covid-19

0
Gjigandi

Plot 774 të infektuar me Covid-19 ndodhen në kryeqytet, ndërsa pas Tiranës vjen Durrësi me 207 e më tej Shkodra me 193. 

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga Covid-19, ndërkohë rezultojnë 102 raste të reja. 

Ministria njoftoi dhe se vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24.

Numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 111. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu