Tërmeti i rëndë që ra në Shqipëri në orën 16:05 të ditës së djeshme, 21 shtator, ka sjellë edhe reagimin e komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn.
Me një mesazh në Twitter, Hahn shprehet se ndihet i trishtuar.
Hahn ka kërkuar që BE-ja të aktivizojë ndihmën civile për Shqipërinë.
Reagimi i plotë i Johannes Hahn:
I trishtuar dhe i shqetësuar për të mësuar në lidhje me serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëri, që shkaktuan lëndime në më shumë se qindra njerëz dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.
#EU ofroi ndihmë menjëherë përmes aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes, #EUCivilProtection.