Një episod dramatik është regjistruar sot te Liqeni Artificial. Një grua e moshuar rreth të 60-ave ka tentuar të vetëvaret në pemë. Fatmirësisht policët bashkiakë janë ndodhur aty dhe e kanë shpëtuar. Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.