Gjykata i dha lirinë Aurela Perhatit, 25-vjeçares shqiptare që vrau një 53-vjeçar më 31 dhjetor 2019.
Vendimi erdhi pasi u arrit në përfundimin se ajo e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje pasi ai kishte tentuar ta përdhunonte.
Sipas mediave italiane, shqiptarja e kishte goditur në mënyrë që të vetëmbrohej dhe nuk kishte dashur t’i shkakonte vdekjen.
E reja banonte në komunën Ovada në provincën e Alessandrias. Falë gjurmëve të lëna në xhupin e viktimës nga marmita e automjetit tip Lancia Y e zezë në zotërim të Aurela Perhatit, policia italiane ka mundur ta identifikojë.
Sipas dëshmisë së saj në polici Aurela nuk e njihte dhe se ka pranuar ta shoqërojë me makinë. Ky i fundit njihej nga policia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.
Ajo ka shtuar se ai ka tentuar ta përdhunojë duke e detyruar të zbresë nga makina, teksa gjendeshin në një zonë të izoluar. Shqiptarja ka tentuar të largohet dhe e ka përplasur me makinë.